Java e 16 e kampionatit Italian nisi me një rezultat surprizë.
Xhenova ndali Juventusin 1 me 1 në Marasi, duke i mohuar bardhezinjve mundësinë për të parakaluar Interin të paktën përkohësisht në krye të tabelës së klasifikimit.
Ndalesë e hidhur për Zonjën e Vjetër, pasi tanimë bardhezinjtë rrezikojnë të largohen me 4 pikë nga Interi kryesues në rast se ziklatrit fitojnë ndaj Lacios të dielën.
Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për Juventusin që provoi të shënonte që në minutën e 14 falë kombinimit Kambiaso-Kieza, por gjuajtja e këtij të fundit nuk shkoi në rrjetë.
Në minutën e 22 protagonist ishte sërish Kambiaso me një shënim nga e djathta dhe këtë herë Vlahovic nga afër gaboi një rast të artë. 4 minuta më vonë Kieza fiton penallti pas ndërhyrjes së portierit Marrtinea dhe nga pika e bardhë është vetë ylli Italian që kalon në avantazh miqtë.
Xhenova provon të reagojë në dy raste me të njëjtin autor Roxher Bani, por pa ndryshuar rezultatin në pjesën e parë. Mirëpo atë që nuk e bënë dot në këtë pjesë, vendasit realizojnë në startin e të dytës, kur pas disa kombinacioneve të mira, të Gudmundson që barazoi shifrat.
Tre minuta më vonë Kieza pati menjëherë një rast të artë për të rikthyer Juventusin në avantazh mirëpo Martinez ishte vendimtar në ndërhyrje. Portieri i Xhenovës ishte heroi i mbrëmjes, veçanërisht me refleksion e jashtëzakonshëm ndaj Bremer në minutën e 89 ndërhyrje që i mohoi Juventusit një tjetër fitore në ekstrem,sikurse ka ndodhur në disa takime në këtë sezon. Kjo sfidë u transmetua në Tring.