Ademi: Besojmë në dialog, por anëtari i KSHZ-së duhet të jetë neutral ndaj partive politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në “10 Minuta” ka deklaruar se anëtari i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk duhet të jetë partiak dhe se për zgjedhjen e tij, sërish do të duhen 2/3 e votave të deputetëve.

“Anëtari i përzgjedhur, pa marrë parasysh se nga kush propozohet nuk duhet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, pjesë e organeve të ndonjë partie politike. Unë shpresoj se ky ngërç do të zgjidhet. Do të duhet dialog, do të nevojitet që të ulemi pa marrë parasysh se cili do të jetë emri që do të propozohet nga opozita”, tha Ademi.

Ndërkaq gjatë ditës seanca e Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, për anëtarin e KSHZ-së, është zhvilluar në atmosferë tensionuese. Pas shumë polemikave, është sjell vendim që të gjithë kandidatët të shkojnë në seancë plenare.

The post Ademi: Besojmë në dialog, por anëtari i KSHZ-së duhet të jetë neutral ndaj partive politike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy