Njihuni me gruan që përdor gjakun e periodave në fytyrën e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njihuni me gruan që përdor gjakun e periodave në fytyrën e saj

Një grua po përdor gjakun e periodave të saj për fytyrën dhe u bën thirrje të gjitha femrave që të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Sipas saj, në këtë mënyrë lëkura do të mbetet e butë dhe plot shkëlqim.

Mary Miranda, 36 vjeç, nga Çikago, gjithashtu përdor gjakun e saj për vepra arti.

Advertisement

Metoda e saj e pazakontë filloi pasi ajo kishte periodat e saj të para në moshën 12 vjeçare dhe kaloi pjesën më të madhe të viteve të adoleshencës dhe fillim të viteve 20 duke vuajtur nga perioda të dhimbshme dhe të parregullta.

Ajo tha se kishte vite që ndihej e neveritur nga gjakderdhja e saj mujore derisa zbuloi ritualet e “Hënës së gjakut”.

Advertisement

Pasi u vizitua, Maria zbuloi se periodat e saj do të vinin vetëm për 3-4 herë në vit. Më pas asaj i thanë se kishte kiste në vezore. Për një periudhë, Maria mori trajtim mjekësor, por më pas vendosi të mos i pinte më pilulat.

Në 2018 ajo hoqi kistet për të shpëtuar sistemin e saj riprodhues. Por e shqetësuar për shëndetin, u fut të kërkonte në internet dhe zbuloi për ritualet e “Hënës së gjakut”, aktin e gjallërimit, mirëpritjes dhe nderimit të menstruacioneve.

Advertisement

Çdo muaj, Maria vendos në fytyrë gjakun e saj të periodave, të cilin e mban për 30 minuta, madje edhe pikturon me të.

The post Njihuni me gruan që përdor gjakun e periodave në fytyrën e saj appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy