Artistë të njohur të kinematografisë shqiptare përcollën emocione të veçanta në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.
Mbrëmja e së shtunës iu kushtua tërësisht trashëgimisë së pasur që ka dhuruar Regjisori Dhimitër Anagnosti, i vlerësuar edhe me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për punën e tij të vyer në kinemanë shqiptare.
Interpretimet e përzgjedhura nga aktorët protagonistë, nisën ciklin e parë të eventeve kulturore “mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare”, që organizohet në Vlorë.
Pjesëmarrës në këtë event ishin emra të mëdhenj të filmit shqiptar si Roza Anagnosti, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa etj./vizionplus.tv
Advertisement