Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se në zgjedhjet e vitit të ardhshme partia që ai drejton do të korrë fitore së dyfishtë, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Kemi nisur një iniciativë për formimin e një Fronti Evropian me të gjitha partitë politike, organizatat joqeveritare, aktivistët, individët, të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe që mbështesin rrugën evropiane, pa dallim etnie apo ideologjie. Fronti evropian për anëtarësimin në BE, për standardet dhe vlerat evropiane”, ka Kovaçevski gjatë një takimi në Ohër.
Ai tha se po bëhet gjithnjë e më e qartë se LSDM do të ketë kandidatin fitues në zgjedhjet presidenciale dhe do të formojë Qeverinë e re proevropiane me të cilën do ta sjellim vendin në BE. Koalicioni antievropian i OBRM-PDUM dhe i Majtës do të pësojë një tjetër disfatë”, deklaroi Kovaçevski.
The post Kovaçevski: LSDM do të korrë fitore të dyfishtë në zgjedhje appeared first on Telegrafi.