Çështja “Buka”, SPAK dërgon dosjen në GJKKO, merr të pandehur Ahmetajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “Buka”, SPAK dërgon dosjen në GJKKO, merr të pandehur Ahmetajn

SPAK ka dërguar në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”.

 

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

 

Advertisement

Ahmetaj është zyrtarisht i pandehur për çështjen dhe akuza i është komunikuar avokatit të tij.

 

Lexo edhe: SPAK: Kemi prova për “Bukën” e Ahmetajt/ Ish-zv.Kryeministri: Duan të më mbyllin gojën

 

Advertisement

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj  thuhet se në mënyrë të qëllimtë, Ahmetaj ka favorizuar Lirim Fezollarin, për t’i sjellë atij përfitime monetare, por nga ana tjetër ka dëmtuar familjen Myderizi, e cila e ka kallëzuar në SPAK.

 

Ahmetaj ka nxjerrë në ankand truallin e tyre pa përcaktuar formulën e shitjes. Sipas organit të posaçëm të akuzës, kjo është provuar nga tabulatet  qe tregojne komunikimin mes ish ministrit  dhe personit te favorizuar.

SPAK: Rezulton e provuar se i pandehuri Arben Ahmetaj njihej me shtetasin Lirim Fezollari, pasi është evidentuar komunikimi me sms në vitin 2019 dhe më tej kur sërish është dërguar sms në drejtim të Arben Ahmetaj në vitin 2020. Arben Ahmetaj Ministri i Financave dhe i Ekonomisë në kohën e kryerjes së veprës penale, veprimet i ka kryer me dashje për të arritur qëllimin e tij duke shpërdoruar detyrën si dhe duke i sjellë përfitme materiale shtetasit Lirim Fezollari, në dëm të trashëgimtarëve të familjes Myderizi./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy