Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbyen zjarr ndërkufitar këtë këtë të shtunë. Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, ndërsa Hezbollah njoftoi se një nga ushtarët e tij u vra.
Nga ana tjetër, Izraeli theksoi se sulmet synonin goditjen e infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në territorin libanez.
Advertisement
Agjencia shtetërore e Libanit e Lajmeve tha se forcat izraelite shënjestruan Hamulin, në lindje të Naqoura-s, duke goditur me predha artilerie dhe sulmesh ajrore.
Më herët, Hezbollahu pretendoi se kishte shënjestruar një vendndodhje artilerie izraelite, në një zonë pranë kufirit me Libanin, duke sulmuar me raketa.
Advertisement