Qyteti i Flamurit, Dredha: Dyndje turistësh, Vlora mirëpriti qytetarë nga çdo trevë shqipfolëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qyteti i Flamurit, Dredha: Dyndje turistësh, Vlora mirëpriti qytetarë nga çdo trevë shqipfolëse

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë për Vizion Plus ka treguar se si po i pret qyteti i flamurit festat dhe si janë organizuar aktivitetet për festat e 28-29 nëntorit.

 

Si e priti sot Vlora festën e madhe të Pavarësisë?

 

Advertisement

“Gjithmonë Vlora është e përgatitur, sepse është i vetmi moment të themi, muaji nëntor, i cili duhet të jetë destinacion kryesor për celebrimin e këtyre festimeve, kremtimeve që i përket 28-29 nëntorit”, shprehet ai. “I ka pritur shumë mirë, ka pasur një pjesëmarrje të gjërë duke qenë e mbushur me aktivitete festive prej datës 23 nëntor deri në datën 29”, shtoi ai.

 

Këtë vit edhe bizneset ishin angazhuar duke pritur qytetarët me oferta të veçanta apo jo?

 

Advertisement

“Patjetër, ka pasur një ofertë nga të gjithë operatorët turistikë, të cilët kanë vendosur disa çmime simbolike sa i përket akomodimit ashtu edhe pjesës së menusë. Dy netë paguheshin, nata e tretë ka qenë falas dhe jemi të kënaqur sepse ka pasur pjesëmarrje nga të gjitha trevat, nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, tha ai duke shtuar se vizitorë kishte edhe nga diaspora.

 

Ai theksoi se Vlora në mbrëmje organizoi dhe një koncert me emra të njohur të muzikës për t’i dhuruar spektakël të gjithë vizitorëve dhe qytetarëve në Vlorë.

 

Advertisement

Sheshi i Flamurit konsiderohet i përfunduar, a mund të themi se janë mbyllur edhe investimet në këtë zonë historike të qytetit?

 

“Pjesa më e madhe e investimeve është mbyllur, jemi duke punuar ngushtësisht edhe me qeverinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me të cilët po e restuarojmë edhe atë pjesë që kishte mbetur si gërmadhë”, theksoi ai.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy