111 vjetori i Pavarësisë/ Blinken uron Shqipërinë: SHBA krenare që punon me ju, mbështesim integrimin drejt anëtarësimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
111 vjetori i Pavarësisë/ Blinken uron Shqipërinë: SHBA krenare që punon me ju, mbështesim integrimin drejt anëtarësimit në BE

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe partner, teksa thekson se lidhja mes dy vendeve është e qëndrueshme.

 

Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se SHBA është krenare që punon me Shqipërinë si aleate dhe partnere të NATO-s.

 

Advertisement

Postimi i Plotë:

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë.

 

Ju falenderojmë për mirëpritjen tuaj bujare të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në vitet 2015-2017.

Advertisement

 

Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën. Lidhja midis kombeve tona, e bazuara në vlera, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Puna jonë e përbashkët le të vazhdojë të përparojë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy