Dhjetë të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetë të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, më 28 nëntor, pasi erërat e fuqishme dhe stuhitë po godasin këtë shtet që nga dita e diel, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke bllokuar rrugët.

 

Jugu i Ukrainës është goditur më së keqi, veçmas rajoni i Odesës në Detin e Zi.

 

Advertisement

“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona kanë vdekur në rajonin e Odesës, Harkivit, Mikolajivit dhe Kievit”, shkroi Klymenko në Telegram.

 

“Njëzetetre persona janë lënduar, përfshirë dy fëmijë”, shtoi ai.

 

Advertisement

Në total, 411 vendbanime në 11 rajone ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike dhe mbi 1.500 makina janë larguar nga rrugët, pasi ishin bllokuar, tha Klymenko.

 

Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit të lig, tha se pothuajse 2.500 persona janë shpëtuar pasi ishin bllokuar nga bora./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy