Milan rikthehet tek fitoret/ Hernandez mposht Fiorentinën, sot Juventus-Inter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan rikthehet tek fitoret/ Hernandez mposht Fiorentinën, sot Juventus-Inter

Milani u rikthye tek fitoret pas disa javësh krizë rezultatesh ne kampionatin italian. Kuqezinjtë vuajtën jo pak ndaj Fiorentinës në duelin e javës se 13, transmetuar në Tring.

 

Skuadra e Piolit dominoi në kontrollin e topit në pjesën e parë, por rastet për shënim ishin me pikatore.

 

Advertisement

Momentin më të mirë për të shënuar e pati Kristian Pulisiç, por gjuajtja e tij nga distanca gjeti reagimin e bukur te portierit Terracano. Ndërsa për miqtë, tentativën e vetme drejt Menjon e bëri Niko Gonzales.

 

Fundi i pjesës së parë shtoi presionin e Milanit, dhe si rrjedhojë kuqezinjtë fituan një 11  metërsh me anë të Teo Hernandez.

 

Advertisement

Ishte vetë anësori francez që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin në avantazh. Në pjesën e dytë Fiorentina ishte krejt ndryshe, mbajti më shumë topin dhe shtoi presionin, por Majk Menjon bëri disa pritje vendimtare.

 

Në krahun tjetër, Milani humbi një shans të artë me Luka Joviç për të dyfishuar shifrat. Për tu theksuar debutimi i sulmuesit Kamarda tek kuqezinjtë. Djaloshi vetëm 15 vjeç e 8 muaj u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit italian që debuton në serinë A.

 

Advertisement

Me këtë 3 pikesh Milani ngjitet në kuotën e 26 pikëve duke rimarrë vendin e tretë, në dëm të Napolit, që fitoi në Bergamo, 2 me 1 ndaj Atalantës. Sot në mbrëmje ora 20 45 është radha e Derbit Juventus-Inter, dy skuadrat kryesuese të kampionatit të cilat në renditje ndahen në vetëm 2 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy