Dhurata Dora konsiderohet si një nga këngëtaret më të pëlqyera aktualisht në tregun muzikor shqiptar.
Ajo së fundmi ka sjellë 2 projekte të reja muzikore, duke rrëmbyer shijen e publikut.
Pak javë pasi publikoi “Ferrarin”, Dhurata Dora lançoi një duet me Azet, të titulluar “Fajet”. Ky është projekti i dytë i dyshes brenda pak muajsh, dhe që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm po aq sa i pari.
Së fundmi, Dhurata ka ndarë me ndjekësit disa foto në rrjete sociale, ku si gjithmonë duket tepër joshëse.
Fotot janë realizuar gjatë xhirimit të klipit të ri në Spanjë, ku këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të zi, duke vënë në pah format trupore.
Më poshtë keni fotot që ajo ka publikuar në Instagram dhe ka marrë jo pak komente.
The post Dhurata Dora “ndez” Spanjën, shihni fotot e saj appeared first on Vizion Plus.