Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1535 testime për coronavirus, ndërsa 129 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 45, Kumanovë-7, Dibër-1, Shtip-25, Prilep-4, Tetovë-9, Strugë-5, Manastir-6, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-9, Koçan-3, Demir Hisar-1, Delçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-6.
MSH informon se janë regjistruar edhe 6 viktima, prej të cilëve 5 nga Shkupi dhe një nga Struga.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni shkon në 9797, prej të cilëve 5254 janë shëruar, ndërsa 451 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
The post Sot gjashtë viktima dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.