Askush nga ne nuk dëshirojnë që të humbasin flokët e tyre të shëndetshme edhe pse mosha ka një ndikim të madh, transmeton lajmi.net.
Shumica e shoqërisë nuk janë të kënaqur me flokët e tyre dhe kanë nevojë për trajtime të ndryshme që ti bëjnë ato më të shëndetshme dhe të eliminojnë rënien e tyre.
Flokët bien edhe shkaku i kohës apo stinës, depresionit, ndonjë sëmundje e kështu me radhë. Në fakt flokët janë një problem serioz.
5 rastet e femrave që humbin flokët e tyre
Advertisement
- Ilaçet për kontroll të shtatzënisë
Këto ilaçe shkaktojnë rënie të flokëve sepse ndikojnë në ndalimin e ovulacionit. - Shamponat e thatë
Shamponi i thatë ndikon shumë në rënien e flokëve, shkruan natural solutions mag. Edhe pse i lajnë flokët shumë shpejt dhe i bëjnë të duken të pastër, ato irritojnë lëkurën e kafkës dhe flokët fillojnë të bien. - Dieta
Nëse ushqeheni më mungesë të vitaminave, proteinave, kalciumit, hekurit, atëherë flokët bien. - Pajisjet e nxehtësisë së lartë
Pajisjet e nxehta i thajnë flokët dhe i dëmtojnë shumë rëndë. Mundohuni që të mos i përdorni ato sepse janë shumë të dëmshme për flokët. - Mungesë e vitaminës D (Diellit)
Nëse nuk ekspozoheni në diell, e cila u jep shumë vitaminë flokëve që të rriten, atëherë do të përballeni me rënie të flokëve. /Lajmi.net/