31 artistë nga Vlora kanë sjellë 52 punime në pikturë, karikaturë apo edhe skulpturë në një ekspozitë në prag të festës së Pavarësisë.
E veçanta është edhe prezantimi i filatelisë së pavarësisë: Pulla të vjetra, dokumente historike nga vitet e pavarësisë dhe deri pas luftës së dytë botërore.
Piktori Edi Kojani thotë se koleksionet e vjetra të prezantuara janë një dëshmi e rrallë për kohën.
EDI KOJANI –PIKTOR
Kesaj ekspozite i jane bashkangjitur dy koleksionist nga Tirana.Ka shume gjera interesante pulla, doreshkrime dhe shume gjera nga periudha e pavaresise dhe deri pas luftes nacional-clirimtare.
Ekspozita ka një rëndësi të veçantë për vlerat që ajo përcjell, ndërsa vetë artistët shpjegojnë disa nga punimet e prezantuara.
AGRON DINE – PIKTOR
Kjo padyshim do te vere ne levizje te gjithe artistet sepse me keto ekspozita ballafaqohet vetja me njeri-tjetri, shikon se ku jam ne raport me koleget.
Advertisement
ARBEN MEKSI-KARIKATURIST
Une paraqitem ne 4 metafora mund ti quaj sepse kishin nje emer karikatura,por keto flasin me shume se nje karikature,pra jane metafora te pikturuara.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 30 nëntor, në kuadër edhe të aktiviteteve për festat e nëntorit.