![Operacioni ku u arrestua Breçani/ Ja kush janë dy vëllezërit që do vriteshin nga grupi kriminal (FOTO)](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/11/Capture-161-797x400.jpg)
Vëllezërit Albert dhe Edmond Nela ishin në shënjester për tu ekzekutuar nga anëtarët e grupit kriminal. Sipas hetimeve ka rezultuar se Bujar Gërmizi, që është vënë në pranga si dhe Ismail Zeneli, që është shpallur në kërkim, kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve të komisariatin nr. 6, Dedan Gjonin për të vrarë 2 vëllezërit që jetojnë në Angli.
Për vrasjen e tyre, Gërmizi dhe Zeneli informoheshin nga Jonida Babameta, e cila ka punuar në Interpol dhe u ka dhënë dy personave të mësipërm informacione për të kryer vrasjen.
Ndaj Babametës është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa operacioni i nisur pak ditë më parë është shtrirë edhe në Spanjë, pasi dyshohet se disa persona të shpallur në kërkim jetojnë atje.
Këto detaje u zbuluan nga disa komunikime nga aplikacioni SKY ECC, i cili çoi në pranga edhe ish zyrtarin e lartë të policisë Erzen Breçani.