Stoltenberg arriti në Shkup, pritet nga ministrja Petrovska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Mirë se erdhe në Maqedoninë e Veriut, një aleat i përkushtuar dhe i dëshmuar në Aleancë. Ne jemi të nderuar që takimi i përbashkët me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë do të zhvillohet në kryeqytetin e vendit tonë. Kjo tregon se NATO e vlerëson rolin e Maqedonisë së Veriut si aleate dhe shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thotë ministrja pas mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut është në kuadër të vizitës së tij katërditore në Ballkanin Perëndimor.

The post Stoltenberg arriti në Shkup, pritet nga ministrja Petrovska appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy