Senatori francez, Zhoel Gjerju është arrestuar dhe marrë në pyetje nga policia me dyshimin se ka droguar një deputete me qëllim përdhunimin ose sulmin seksual ndaj saj.
Politikani 66-vjeçar u arrestua në banesën e tij ku u gjetën edhe lëndë narkotike.
Advertisement
Ngjarja e dyshuar ka ndodhur mbrëmjen e së martës ndërsa gruaja që bëri denoncimn është një deputete identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Prokurorët bëjnë me dije se testet mjekësore provuan praninë e ekstazsë tek deputetja.
Advertisement
Avokati i senatorit ka thënë për mediat se nterpetimi që po i bëhet ngjarjes është shumë larg realitetit megjthatë hetimi vijon per zbardhjen e plote te rrethanave.