Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme ka sjellë pezullimin e lundrimeve drejt barit nga porti i Durrësit dhe anasjelltas. Kapiteneria e Portit njofton se në orët në vijim pritet përkeqësim i motit: ndërsa lartësia e dallgëve do të shkojë deri në 3.5 metra.
Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.
Advertisement
E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Gjithashtu edhe anijet e vogla të peshkimit janë ndaluar të dalin në det, deri të dielën.
Advertisement