Sajkoski: Parimi i fituesit me fitues është shkelur nga BDI, OBRM-PDUKM do të zgjedh vetë partnerin e koalicionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgija Sajkoski thotë se nuk beson se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Nuk besoj se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e Gruevskit dhe këtë do ta tregojë koha. Ndoshta duhet ta pyesni për këtë, sepse nuk i di planet e tyre, planet e LSDM-BDI-së. Nga partia jonë nuk ka pasur asnjë të përfshirë në këtë ligj e as për shumë ligje të tjera që janë të dëmshme për shtetin tonë”, tha Sajkoski në “ClickPlus”.

Sajkoski thotë se nuk kanë komunikim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Parimi i fituesit me fitues është shkelur nga BDI, kur nuk u bë koalicion, sepse OBRM-PDUKM-ja ishte fituese, por ata nuk e respektuan atë parim dhe u imponua nga ata. Shpresoj se do ta zgjedhim koalicionin e ardhshëm”, ka shtuar Sajkoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Sajkoski: Parimi i fituesit me fitues është shkelur nga BDI, OBRM-PDUKM do të zgjedh vetë partnerin e koalicionit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy