Milla Carovska ka reaguar në lidhje me deklaratat e Bojan Jovanovskit “Boki 13”, në seancën e sotme për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.
Milla Carovska në një kumtesë për media, thotë se do ta padisë “Boki 13” për shpifje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
““Në dobi të së vërtetës dua në mënyrë më të rreptë t’i përgënjeshtroj të gjitha gënjeshtrat dhe konstruksionet e nxjerra në opinion nga ana e Bojan Jovanovskin për lidhje me një projekt të kompanisë ndërtimore “Pelister” dhe për çfarë do bashkëpunimi me Lidhjen ndërkombëtare dhe paralajmëroj se kundër tij do të ngrisë padi për shpifje”.
“Njëkohësisht e informoj opinionin se me zonjën që e përmend Jovanovski në deklaratën e tij asnjëherë nuk kam bashkëpunuar, as nuk e njoh personalisht. Deklarata e Jovanovskit është tërësisht e pavërtetë dhe sulm direkt dhe prishje e imazhit dhe dinjitetit tim për çka do t’i ndërmarr të gjitha masat juridike”, shkruan Milla Carovska.
Ndryshe, “Boki 13” në seancën e sotme për rastin “Lidhja ndërkombëtare”, ku ai është i akuzuari i parë, tha se shumë politikanë kanë qenë të përfshirë në biznesin e tij dhe kanë nënshkruar marrëveshje./Telegrafi/
Jovanovski: Në “Lidhjen ndërkombëtare” janë nënshkruar marrëveshje edhe nga persona të tjerë, jo vetëm nga Remenski
The post Carovska reagon për deklaratat e “Boki 13”: Do ta padis për shpifje appeared first on Telegrafi.