Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen e Ramës dhe Melonit për emigrantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen e Ramës dhe Melonit për emigrantët

Këshillimi i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e firmosur midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni pak ditë më parë.

 

Me anë të këtij vendimit të marrë nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku faktohet ngritja e qendrës së pritjes së emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit.

 

Advertisement

Pas miratimit në qeveri, marrëveshja pritet të shkojë për votim në Kuvend, para se të hyjë në fuqi.

 

Vendim Për Propozimin E Projektligjit “Për Ratifikimin    E Protokollit, Ndërmjet Këshillit Të Ministrave   Të Republikës Së Shqipërisë Dhe Qeverisë Së Republikës Italiane, Për Forcimin E Bashkëpunimit Në Fushën   E Migracionit”

 

Advertisement

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i  bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Advertisement

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

 

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Ramës dhe Melonit parashikohet që rreth 3 mijë emigrant në vit do të vijnë në kampet që do ngrihen në Shëngjin e Gjadër. Marrëveshja mes tyre është bërë me një kontratë 5 vjeçare me të drejtë përsëritje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy