Asambleja e Zgjeruar e PS, Rama nga Pogradeci: Në vitin  2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asambleja e Zgjeruar e PS, Rama nga Pogradeci: Në vitin  2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar arritjet e qeverisë në sferën ekonmike, duke nënvizuar se borxhi publik ka shënuar rënie. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Pogradec, Rama theksoi se ndonëse qeveria u përball me shumë sfida, sërish ia doli t’i menaxhonte.

 

Ai vuri theksin edhe tek buxheti i vitit të ardhshëm, duke nënvizuar reformën në paga.

 

Advertisement

“Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë në kujtesën time. Na u desh ta rrisim dhe vetë borxhin se na u desh të përballemi me tërmete e pandemi. Si mund të zbresësh kaq shumë përqindje nëse ekonomia nuk është rezistente. Fakti tjetër është ai që ju intereson më shumë është që në vitin  2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash. Do rriten pagat për mësuesit përsëri, po këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet, për mjeket e pergjithshem për infermieret, do rriten për punonjësit e policisë siç e premtuam. Do rriten pagat për ushtarakët dhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, Rama kërkoi nga sektori privat që t’i bashkohet rritjes së pagave dhe të deklarojë punonjësit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy