
Ish- Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo u paraqit sot në SPAK.
Përreth një orë ai dëshmoi në Prokurorinë e Posaçme, por pasi doli nga SPAK refuzoi të thotë se pse është thirrur.
Advertisement
“Nuk kam lajm. Kam folur herë tjetër,”- u shpreh ish- Kryebashkiaku i Fierit.
Nga komunikimet mes tij dhe ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, ky i fundit i ka lënë porosi të takohej me Mirel Mërtirin, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj për korrupsion te inceneratori i Elbasanit.
Advertisement
Megjithatë, në një komunikim me mediat për këtë çështje, ai ka thënë se nuk e mban mend nëse e ka takuar apo jo pronarin e djegësit të mbetjeve.