Dje u regjistruan 137 raste të reja me Covid-19, 131 persona u shëruan, ndërsa vdiqën dhjetë. Autoritetet shëndetësore, megjithatë, gjendjen epidemiologjike e vlerësojnë si në përgjithësi stabile dhe konsiderojnë se tani për tani nuk ka nevojë për kufizime.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup-64, Shtip-19, Strugë-14, Kumanovë-7, Tetovë-7, Gostivar-6, Ohër-5, Kërçovë-4, Shën Nikollë-3, Manastir-2, Radovish-2, Prilep-1, Veles-1, Krushevë-1 dhe Demir Hisar-1, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Pacientët të cilët u shëruan janë nga: Shkupi-41, Ohri-36, Struga-25, Tetova-11, Shtipi-10, Gostivari-5, Velesi-3.
Nga të vdekurit, pesë pacientë janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, nga një pacient nga Tetova, Gostivari dhe Radovishi.
Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ka vdekur një pacient i moshës 66 vjeçare. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur pesë pacientë të moshës 79, 76, 82, 61 dhe 72 vjeçar. Në Institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle, ka vdekur një pacient 81 vjeçar. Në SP Kumanovë ka vdekur një pacient në moshë 80 vjeç. Në SP Gostivar ka vdekur një pacient në moshë 63 vjeç, në Filipin e Dytë ka vdekur një pacient 67 vjeç.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 9.547, numri i pacientëve të shëruar është 5.071, të vdekurve 442, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 4.034.
Edhe më tej Shkupi është me më së shumti raste aktive me Covid-19 me 1909, pasojnë Shtipi me 333, Tetovë me 297, Kumanovë – 252, Gostivar – 207, Sveti Nikole – 190, Strugë – 184. Raste aktive në komunat e Shkupit më së shumti ka në Çair – 275, Gazi Babë – 206, Aerodrom – 200, Karposh – 174, Qendër – 162, Kisella Vodë – 158, Butel – 140, Gjorçe Petrov – 120, Saraj – 115, Studeniçan – 109, Shuto Orizarë – 105. Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë.
Gjithsej janë hospitalizuar 80. Në aparat me oksigjen janë 33 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 17 pacientë të moshuar pozitivë në Covid-19, shtatë fëmijë pozitivë, një fëmijë dhe një nënë e dyshimtë në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 91. Në aparat respiratorë janë 6 pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 33, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 125 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e vlerësoi situatën epidemiologjike si në përgjithësi stabile dhe se ka gjithnjë e më pak pacientë në repartet spitalore, prandaj nuk ka nevojë për kufizime.
Ai theksoi se tani për tani nuk ka paralajmërim për kufizime të reja shtesë, absolutisht nuk ka kurrfarë indikacioni, ose, çfarë do parametri të tregojë se situata po keqësohet – dhe lidhur me numrin e pacientëve të rinj të diagnostikuar dhe lidhur me numrin e
pacientëve të cilët duhet të hospitalizohen.
Sipas të dhënave epidemiologjike, në botë, nga coronavirusi i ri janë infektuar mbi 15,2 milionë njerëz. Prej tyre kanë vdekur rreth 622 mijë, ndërkaq u shëruan 9,2 milionë njerëz.
The post Autoritetet në Maqedoni: Gjendja epidemiologjike nën kontroll, nuk ka nevojë për kufizime appeared first on Telegrafi.