
Katër persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit, pasi akuzohen për dhunë në familje. Një 50-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një 19-vjeçar ndaj prindërve të tij.
Po ashtu, një 37-vjeçar ka dhunuar të atin, teksa një tjetër i arrestuar ka dhunuar bashkëshorten.
Advertisement
Këto raste janë shënuar brenda 24 orëve, duke vënë në dukje rastet në rritje të dhunës në familje. Ky fenomen mbetet shqetësues, teksa njoftimet e policisë tregojnë se edhe të rinjt shfaqin shenja dhune ndaj prindërve.