Deputeti demokrat akuzon qeverinë: Buxheti i 2024 ul ndjeshëm mbështetjen për bujqësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti demokrat Arbi Agalliu akuzoi qeverine se përmes projektbuxhetit të ri të vitit 2024 ka ulur ndjeshëm mbështetjen për sektorin e bujqësisë.

 

Sipas tij, subvencionet për fermeret për vitin tjetër janë krejtësisht të pa mjaftueshme.

 

Advertisement

 

Bujqësia pavarsishtë se është një sektor ku ka të punësuar rreth 560.000 individ, qeveria ka ulur ndjeshëm financimin.Nga ana tjetër edhe ndërkombërarët për shkak të korupsionit në kupolen drejtuese të këtij sektori pezulluan fondet për bujqësinë. E kam fjalën këtu për fondet e IPARD. Ata të cilët goditen janë pikërisht fermerët.Po kështu subvencionet ne bujqesi për vitin 2024 janë totalisht të pa mjaftueshme lidhur me nevojat që fermeri dhe bujku shqiptar ka..Janë rreth 31.7 milione euro, njesoj sic ishte edhe vitin aktual buxhetor, duke e renditur Shqipendi të fundit ne rajon persa i perket subvencioneve ne kete sektor shume te rendesishem. Shpesh herë këto fonde shkojnë të orientuara tek klientët e qeverisë ose për të menaxhuar flukset e votës.Për me tepër mbështetje aspak domethënëse ka ky buxhet për dëmet që ju shkaktohen fermereve nga fatkeqësitë natyrore si rreshjet e permbytjet apo edhe mungesa e tyre të cilat dëmtojnë rëndë prodhimet bujqesore. Madje mund të përmendim këtu faktin investimet ne sistemet e kalaneve ujitese janë të pa përfillshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy