Ushtria izraelite ka vijuar me sulmet e intensifikuara nga ajri edhe këtë të premte, ndërsa forcat tokësore përparojnë në brendësi të qytetit të Gazës.
Sulmet e fundit kanë shënjesturuar ndërtesat spitalore të Al-Shifa. Dy goditjet në afërsi të këtij kompleksi kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, ndërsa numri mbetet i paqartë.
Izraeli ka akuzuar luftëtarët e Hamasit se po përdorin këtë kompleks spitalor si qendër të komandës dhe vendstrehim për tu fshehur.
Paralelisht një aksion po zhvillohet në Bregun Perëndimor ku raportohet për 18 palestinezë të vdekur dhe 20 të plagosur. Izraeli ka njoftuar se po kryen një operacion kundër terroristëve në qytetin Jenin por pa dhënë detaje.
Situata humanitare sa vjen e bëhet më kritike. Sipas autoriteteve palestineze spitalet në Gaza do të dalin jashtë funksionit nëse nuk merren masa për furnizime mjekësore dhe karburant. OBSH gjithashtu ka ngritur alarmin për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.
Ndërkohë, negociatat për armëpushim kanë dështuar më gjithë përpjekjet e diplomatëve perëndimorë dhe arabë.
Por këtë të premte pritet të nisin ndërprerjet humanitare katër orëshe për të cilat SHBA njoftoi një ditë më parë se Izraeli ka rëndë dakord.
Këto pauza të shkurtra pritet të lejojnë palestinezët të zhvendosen nga zona e luftës në veri të vendit për në jug, por jo daljen nga rripi i Gazës.