Detaje të tjera dalin në pah nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku 59-vjeçari Anesti Sala ngacmonte të miturën. Bëhet me dije se prej 3 vitesh ai ngacmonte seksualisht 13 vjeçaren. Një e afërme e minorenes tregon se vajza e vogël ngacmohej sistematikisht nga 59-vjeçari, banor i të njëjtit fshat.
Ajo tregon se vajza ka treguar për ngacmimet dhe familjarët disa herë i kanë kërkuar të mos e ngacmonte. Pas debateve të shumta që familjarët kanë pasur me 59-vjeçarin, Anesti Sala ky i fundit përsëri i është rikthyer ngacmimeve, madje dhe në prani të minorenes.
Advertisement
Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 59-vjecarin, Anesti Sala pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 13-vjeçaren.