Progres raporti për Shqipërinë/ Tabaku: Janë evidentuar probleme në fusha të ndryshme, administrata është përkeqësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Progres raporti për Shqipërinë/ Tabaku: Janë evidentuar probleme në fusha të ndryshme, administrata është përkeqësuar

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet e fundit të opozitës në Kuvend si dhe progres raportin për Shqipërinë.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Tabaku tha se në progres raport evidentohen probleme në disa fusha kryesore.

 

Advertisement

Po ashtu, ajo tha se shqetësim ka edhe për nismat e ndërmarra nga qeveria, siç janë legalizimi i kanabisit apo amnistia fiskale.

 

Intervista e plotë:

 

Advertisement

Në fillim doja t’iu pyesja për progres raportin për Shqipërinë ku ka vlerësime dhe rekomandime: sipas jush, a kanë gjetur vend shqetësimet e opozitës në këtë dokument? 

 

Progres raporti nuk është njëpërgjigjee të gjitha shqetësimeve që ne kemi, por duhet të prezantojë së si është situata me fushat kryesore sipas kritereve të Kopenhagenit. Ne kësaj radhe skemi një prezantim të situatës problematike që po kalohet, që nga parlamenti, tek korrupsioni, situata problematike me drejtësinë. Janë reflektuar disa nga çështjet kryesore. Ka shqetësime për ligjin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, për amnistinë fiskale, për kontrollin e koncensioneve dhe PPP-ve, për hapësirën që opozita ka në parlament. Pra një pjesë e madhe e shqetësimve janë atje. Por kjo nuk do të thotë se do na i zgjidh ajo të gjitha shqetësimet. Të paktën 11 nga fushat kryesore nuk kemi asnjë lëvizje nga viti i kalua, përveç administrata që është përkeqësuar.

 

Advertisement

Sa qëndrojnë argumentet e dhëna nga socialistët për të mos pranuar ngritjen e komisioneve parlamentare? E kanë fjalën për specifikimin e objektit të hetimit?    

 

Ne kemi pasur kërkesë për komisione hetimore në momente të ndryshme kohore gjatë këtij viti. Që nga komisioni hetimor i inceneratorëve që mbylli punë që në muajin mars të vitit të shkuar, nuk është ngritur më asnjë komision hetimor dhe bëhet fjalë për të paktën 8 kërkesa për komisione hetimore, ligji për investimet strategjike, përdorimi i charter, të dhënat e TIMS, kontratat e shëndetësisë, sepse zhurmë mediatike kanë bërë këto tre të fundit edhe për shkak të zhvillimeve në Kuvend.

 

Advertisement

Opozita ka zgjedhur si rrugë të saj bllokimin e seancave dhe të komisioneve. Por në fakt ligjet në rendin e ditës janë miratuar: Si e shikoni ju këtë radikalizim të aksionit politik?

 

Unë e kam pak të vështirë të komentoj veprimet e kolegëve të mi. Ne mund të ndajmë mënyra të ndryshme për marrjen e vendimeve apo për të bërë politikë. Nuk jam komode të komentoj veprimet e kolegëve të mi. Por mund të them që opozita të bëj çdo gjë për hapësirat institucionale. Në mes të diskutimit të buxhetit unë jam përpjekur të jap disa mesazhe. Ka shumë njerëz që janë duke pritur që të na dëgjojnë ne se cilat janë zgjidhjet reale për ekonominë. Duhet të fokusohemi për të dhënë alternativën se si opozita do bëjë ndryshe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy