Rasti i dhunës në kopshtin privat/ AMP nis hetimet për 4 efektivë policie, pranuan se kanë neglizhuar çështjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rasti i dhunës në kopshtin privat/ AMP nis hetimet për 4 efektivë policie, pranuan se kanë neglizhuar çështjen

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë i Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat “Stinët”, ku 3-vjeçarja theu këmbën. Bëhet fjalë për 3 efektivët e pezulluar nga policia Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm.

 

Të katërt janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim.

 

Advertisement

 

Megjithatë, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë që ishte i palicensuar. Hetuesit po vijojnë hetimet për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat. Kjo mbetet në kuadër të dyshimeve fillestare pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze të tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy