Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë pune në Romë ku është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja e tij në Palazzo Chigi në Romë nga Meloni.
Advertisement
Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë.
Pas takimit, të dy kryeministrat mësohet se do të kenë një komunikim për mediat.
Advertisement