
Suvaja e rënë nga fasada e një pallati në pedonalen e Korçës ka plagosur një qytetar. Fillimisht fasada ka rënë mbi tendën e një lokali dhe më pas ka lënduar në shpatull 35-vjeçar. Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement