Deputeti i PD Gazment Bardhi lajmëroi sot se do të bëhet një kallëzim penal në SPAK për Lindita Nikollën për shpërdorim detyre, duke hedhur pretendimin se punonjësit e Gardës ishin të armatosur në Kuvend.
“Shprehim indinjatën për sjelljen e Nikollës e cila ka lejuar futjen në sallë pa patur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur”, tha Bardhi.
Por ka qenë vetë Garda, e cila në një njoftim për media tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:
AdvertisementKy pretendim është tërësisht i pa vërtetë.
Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet.
AdvertisementGarda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Gardës.