Deputetët e PS dhe ata të oozitës janë përplasur sërish mëngjesin e kësaj të enjte në sallën e Kuvendit. Shkak është bërë aksioni i radhës i opozitës në nisje të seancës parlamentare të kësaj të enjte.
Demokratët morën karriget e deputetëve të PS dhe i kthyen përmbys pranë foltores, duke krijuar kaos në sallë.
Advertisement
Kjo shkaktoi pakënaqësi dhe reagim të një pjese të deputetëve të mazhorancës. Tentativa e tyre për të rimarrë karriget, solli përplasje me disa prej deputetëve të opozitës. Veçanërisht, debatet më të forta u krijuan mes Xhemal Qefalisë dhe Edmond Spahos. Sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike, incident që pati nevojë edhe për ndërhyrjen e deputetëve të tjerë.
Advertisement