Dëshmoi në SPAK/ Lefter Maliqi: Kam bërë 5 kallëzime për krime zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëshmoi në SPAK/ Lefter Maliqi: Kam bërë 5 kallëzime për krime zgjedhore

Ish- deputeti demokrat, Lefter Maliqi, u paraqit në SPAK për 5 kallëzimet që ka depozituar për krime zgjedhore, në kohën kur kandidoi me siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës.

Sipas tij kryetari aktual, Kreshnik Hajdari, është vënë nën hetim për një kallëzim që vetë Maliqi ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme për vjedhje dhe manipulim të votave, por edhe për falsifikim në formularin e dekriminalizimit.

 

LEFTER MALIQI
ISH- DEPUTET

Advertisement


Pardje kam marrë informacionin që Ministria e Drejtësisë greke i ka prurë ministrisë së drejtësisë shqiptare, se ky njeri është i dënuar 4 muaj në Greqi duke qenë prezent në sallën e gjyqit dhe e kap ligji i dekriminalizmit. SPAK ka thyer përgjigje zyrtare se është nën hetim edhe për këtë çështje pasi ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

 

Po aq, ish-deputeti Maliqi tha se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim dy vendime që ai pretendon se janë të njëanshme.

 

Advertisement

LEFTER MALIQI
ISH- DEPUTET


Ditën e hënë ose të martë unë do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese për të paditur vendimet politike të Kolegjit Zgjedhor dhe KAS për shkak të filmimeve që unë kam.

 

Krahas depozitimit të provave të reja për kallëzimet që ai ka bërë, Lefter Maliqi, u shpreh i gatshëm të garojë sërish për Kuçovën.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy