Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht/ Humb jetën 14-vjeçarja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht/ Humb jetën 14-vjeçarja

Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zemblak, ku mjeti ka përplasur një 14-vjeçare,  e cili ka ndërruar jetë në vend.

 

Advertisement

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e më shumë detajeve rreth këtij aksidenti.

 

Advertisement

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

 

Advertisement

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy