Një foshnjë 2-vjeçare është pacienti më i ri nga rastet e reja në Shtip.
Kjo vjen nga rezultatet e sotme për ditën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejotresha e Qendrës për Shëndet Publik – Shtip, Marija Dimitrova tha se deri tani ka rreth 33 rezultate pozitive nga banorë të Shtipit.
Numri i rasteve të reja rritet edhe në Sveti Nikole, ku virusi po shpërndahet me të madhe.
Advertisement
Ndryshe në Maqedoni sot kishim 163 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë të vdekur./Telegrafi/
The post Foshnja 2-vjeçare në Shtip infektohet me coronavirus appeared first on Telegrafi.