Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt/ Lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt/ Lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

 

Ky i fundit kishte bërë një kërkesë në Apelin e GJKKO për heqjen e sekuestrimit të pasurive. Kjo kërkesë u shqyrtua nga gjyqtari Dhimitër Lara, i cili la në fuqi vendimin e dhënë më herë për sekuestrim të pasurive të ish ministrit të Financave.

 

Advertisement

Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, mos deklarim të ardhurash dhe korrupsion

 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

 

Advertisement

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Apeli i GJKKO.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy