Gati 90 ndërmarrje komunale në vend janë joefikase dhe të zhytura në borxhe. Për më tepër, humbjet financiare të shtresuara vite më parë, vetëm janë rritur si rrjedhojë e krizës energjetike dhe faturave të larta të rrymës.
Nga Shoqata e Shërbimeve Komunale “Adkom“, thonë se përveç financave, problem është edhe amortizimi i pajisjeve dhe numri i pamjaftueshëm i punonjësve.
“Ajo që është investuar në ndërmarrjet komunale përgjatë viteve është varur nga mundësitë dhe me aq sa lejojnë financat edhe nga ana drejtorëve por dhe pushteteve vendore, të ndërmarrjeve dhe stafit profesional në to. Ne vetë e dimë se si po amortizohet dhe vjetërsohet , ashtu edhe nevojitet të vendosen teknologji të reja dhe mënyra të reja të punës”, thotë Pece Milevski nga ADKOM.
Qeveria do të ndihmojë ndërmarrjet publike në tejkalimin e problemeve me kredit dhe burimet financiare në realizimin e projekteve kapitale, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza, furnizimit me ujë etj. Ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova thotë se aktualisht kemi 2 kredi aktive që po fillojnë.
“Njëri do të ndihmojë shoqëritë publike në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve me një kredi prej 50 milionë eurosh, të cilin Qeveria e merr nga Banka Evropiane për Investime dhe do të jetë një kredi shtetërore që nuk do t’i rëndojë komunat, domethënë do të rëndojë buxhetin e shtetit që do ta shlyejë. E dyta është kredia e BERZH-it që do të ndihmojë në menaxhimin e mbeturinave”, thotë Kaja Shukova, ministre e Ekologjisë.
Ndërmarrjet publike të ekonomizimit me ujë në Maqedoni me vite kanë problemeve me punën joefikase të tyre, me borxhet e trashëguara apo të vjetra, dhe borxhet e reja, pagesës të as gjysmës së ujit të shfrytëzuar, apo vonesën e pagesave për një pjesë të ujit të harxhuar, etj.
Problemet në menaxhimin e tyre pasqyrohen edhe me humbjen të më shumë se gjysmës së ujit të pijshëm në vend. Njëherësh edhe rrjeti i vjetër i ujësjellësit, rritja e kostos së mirëmbajtjes dhe pjesëve rezervë si dhe çmimit të rrymës, mbi punësimet vështirësojnë edhe më tej punën e ndërmarrjeve komunale në tërë vendin.
Nga ana tjetër, analiza e Komisionit Rregullator për Energjetikë tregojnë se mos arkëtimi apo mos pagesa e ujit është një nga shkaqet e punës jo të suksesshme të më shumë ndërmarrjeve komunale në vend. Përqindja e ujit për të cilin nuk realizohen të ardhura edhe në vitin 2021 mbetet një nga parametrat kryesor përmes të cilit vlerësohet suksesi i punës së ofruesve të shërbimeve të ujit dhe i njëjti lëviz midis 14 për qind dhe 92 për qind në varësi prej ofruesit të shërbimeve të ujit.
Në bazë të të dhënave, përqindja e ujit për të cilin nuk arkëtohen të ardhura në Maqedoninë e Veriut arrin 60.46 për qind. “Në vitin 2021 në raport me vitin 2020, sasia e ujit që hyn në sistemet për furnizimin me ujë, shënon ulje prej 6.96 për qind, ndërsa përqindja e ujit të faturuar është rritur nga 38.06 për qind në vitin 2020, në 39.54 për qind në vitin 2021”, tregojnë analizat e Entit Rregullator për Energjetikë./Koha.mk/
The post Ndërmarrjet komunale në Maqedoni të zhytura në borxhe dhe joefikase appeared first on Telegrafi.