Macron do të vizitojë Izraelin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron do të vizitojë Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin të martën, më 24 tetor, për të shfaqur solidaritetin me këtë shtet dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës.

 

Sipas Presidencës franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.

 

Advertisement

Macron po ashtu mund ta shfrytëzojë këtë vizitë për të biseduar me partnerët arabë në rajon, tha Presidenca franceze, pa dhënë më shumë detaje.

 

Izraelin e ka vizituar javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Izraelin, pas sulmeve vdekjeprurëse të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

 

Advertisement

Që nga sulmet e koordinuara të Hamasit, Izraeli ka bombarduar pareshtur Rripin e Gazës, territor që kontrollohet nga Hamasi dhe ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

 

Izraeli është zotuar për një sulm tokësor në Gazë, përderisa ka thënë se synon të zhdukë militantët e Hamasit.

 

Advertisement

Gjatë sulmeve të 7 tetorit, Hamasi ka marrë 222 pengje. Dy pengje amerikane u liruan ditë më parë, pas ndërmjetësimit të Katarit. Shtetet perëndimore po punojnë me shtetet rajonale në Lindjen e Mesme për të liruar më shumë pengje që po mbahen nga militantët palestinezë./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy