Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pasi SPAK ngriti akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe prangosi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Edhe pse Basha në postimin e tij në rrjetet sociale nuk e përmend drejtpërdrejt emrin e Berishës, thirrja e tij për drejtësinë për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të rikthyer paratë në xhepat e qytetarëve vjen vetëm një ditë pasi familja Berisha u godita nga SPAK.
“Sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët”, shkruan Lulzim Basha.