Merr fund martesa 45-vjeçare e Meryl Streep, çifti u mundua ta mbante të fshehtë ndarjen për 6 vite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merr fund martesa 45-vjeçare e Meryl Streep, çifti u mundua ta mbante të fshehtë ndarjen për 6 vite

Aktorja Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, janë ndarë.

 

Ikona e Hollywood dhe skulptori i famshëm raportohet se i kanë dhënë fund martesës së tyre gjashtë vite më parë.“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndryshme”, tha një zëdhënës i 74-vjeçares.

 

Advertisement

Aktorja dhe skulptori 76 vjeçar u panë së bashku për herë të fundit në Oscar 2018.

 

Çifti kanë katër fëmijë së bashku, kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40, Grace Gummer, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç.

 

Advertisement

Fituesja e Oscar dhe Gummer u prezantuan për herë të parë nga vëllai i saj, Harry, në 1978.

 

Në atë kohë, aktorja vuante për humbjen e të dashurit të saj të ndjerë, John Cazale, i cili ndërroi jetë nga kanceri në mushkëri atë vit.

Ata u martuan po në të njëjtin vit dhe që atëherë e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut./Living/

Advertisement

Merr fund martesa 45-vjeçare e Meryl Streep, çifti u mundua ta

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy