Prokuroria e Posaçme ka caktuar “detyrim paraqitje” dhe ndalim largimi jashtë vendit, për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”. SPAK e akuzon ish-liderin e PD për korrupsion pasiv, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.
Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit, për po të njëjtën aferë.
Advertisement
Socialisti Taulant Balla, nën cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS ka depozituar në nëntor të vitit 2020 një padi në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”.
SPAK duket se ka “kopsitur” hetimet duke lëshuar dhe urdhër arreste mbi këtë aferë.
Advertisement