Grupi parlamentar i Partisë Socialiste përmes një kërkese zyrtare, i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla përpjashtimin e 26 deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan këtë të enjte sallën ku do mbahej seanca plenare.
Mazhorancë kërkon përjashtimin ish kryeministri Sali Berisha dhe deputetëve që mbështesin atë.
Në kërkesë thuhet se: “Të gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare të datës 19.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të grupit parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisja elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabinetit Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige”.
Emrat e deputetëve që është kërkuarpërjashtimi:
Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Xhelal Mziu
Gazment Bardhi
Bledion Nallbati
Edmond Spaho
Saimir Korreshi
Lindita Metalija
Ramadan Likaj
Luan Baçi
Lefter Gështenja
Ina Zhupa
Helidon Bushati
Isuf Çela
Asllan Dogjani
Bujar Leskaj
Lodovik Hasani
Tritan Shehu
Greta Bardeli
Dhurata Çupi
Sorina Kote
Kastriot Piroli
Kasëm Mahmutaj
Tomor Alizoti
Qani Xhafaj