Ministri i Punëve të Jashtme në RMV Bujar Osmani, ka folur për rrogat e funksionarëve, të cilat herën e fundit u rritën për 78 përqind. Ai thotë se është mjaft e rëndësishme për të se çfarë do të ndodh me pagat, pasi siç tha “ai varet vetëm nga rroga e funksionarit”.
“Zakonisht nuk dua të jem populist në këtë temë, sepse, siç thashë një herë, nuk mendoj se është mburrje kur politikanët të thonë se nuk më intereson rroga ime, sepse është njëjtë sepse është njësoj si të thuash “nuk jetojë me rrogën time””.
“Unë jetoj vetëm nga kjo rrogë dhe është e rëndësishme për mua. Në këtë rast kuptoj që prioritet duhet të jenë ata me paga rreth minimales. Mendoj se është vendimtare dhe nëse na vjen radha, mirë, nëse jo, ata qytetarë janë prioritet në këtë kohë të inflacionit dhe rritjes së çmimeve dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje”, tha Osmani në konferencë për media ku foli për pagën.
Ndryshe, në periudhën e ardhshme do të kërkohet zgjidhje për uljen e pagave të funksionarëve, të cilat u rritën me 78 përqind në muajin prill./Telegrafi/
The post “Jetoj vetëm nga rroga” – Bujar Osmani thotë se është e rëndësishme për të çfarë do të ndodh me pagat e funksionarëve appeared first on Telegrafi.