Plagosja e adoleshentit afgan në Shkodër, policia shoqëron disa persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosja e adoleshentit afgan në Shkodër, policia shoqëron disa persona

Tetë persona janë shoqëruar në policinë e Shkodrës lidhur me plagosjen e adoleshentit afgan, ngjarje e ndodhur pasdrekën e së shtunës në Malësi të Madhe. Katër shtetasit nga Afganistani që po udhëtonin ilegalisht drejt kufirit të gjelbër për të kaluar në Mal të Zi, janë sulmuar nga një grup personash shqiptar në afërsi të shinave të trenit në fshatin Fermë.

 

Nga ky konflikt mbeti i plagosur 17-vjeçari me inicialet A.Z, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Ai mori mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë u shoqëruan në mjediset e policisë, ku u morën në pyetje lidhur me ngjarjen. Për shkak të faktit se ata nuk flisnin Anglisht, komunikimi ka qënë i vështirë dhe vetëm pas gjetjes së një përkthyesi, grupi hetimor ka mundur të marrë dëshminë e tyre, ku kanë theksuar se janë sulmuar nga një grup shqiptarësh. “Jemi nisur drejt Malit të Zi dhe më pas me destinacion një nga vendet e Bashkimit Europian. Duke qënë se nuk dinim rrugën, udhëtimi na është marrë përsipër nga një grup shqiptarësh” kanë deklaruar ato. Por mungesa e komunikimit të rregullt mes tyre lidhur me pagesën, duket se është bërë burim konflikti, që ka sjellë më pas sulmin.

 

Advertisement

Personat e shoqëruar sipas policisë kanë dijeni për ngjarjen dhe po bëhet marrja në pyetje e tyre. Kalimet ilegale nga Shqipëria drejt Malit të Zi, përmes kufirit të gjelbërt apo ujrave të liqenit të Shkodrës, është një fenomen shqetësues i viteve të fundit. Pagesat për të tilla kalime variojnë deri në 2 apo 3 mijë euro personi dhe megjithë goditjet e hërpashershme të policisë, sërish trafikantët nuk ndalen në dhënien ndihmë kundrejt përfitimit ndaj shtetasve të vendeve të treta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy