Me datë 12.10.2023 në Demir Hisar, oficerët e policisë të njësisë kriminale të SPB Manastir ia kanë hequr lirinë G.C.(61) nga Demir Hisar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm “Baikal”, një pushkë me ajër të kalibrit 4.5 mm dhe 17 fishekë të kalibrit 12 mm.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
The post Në Demir Hisar, kapet një banor me pushkë dhe municion appeared first on Telegrafi.
Advertisement