
Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar dy postime në lidhje me vendosjen e kufinjëve të Kosovës dhe Palestinës ne hartat digjitale të Apple dhe Google.
Reagimet kanë qënë të shumta nga qytetarët shqiptarë në lidhje me këtë çështje, por kufinjtë e Kosovës jaë ato që na prekin më shumë.

Një numër tepër i madh artistësh shqiptarë duke përfshirë Rita Ora , Dua Lipa, Gjiko, Capital T, Melinda Ademi, e shumë të tjerë, kanë shpërndarë shqetësimin e tyre në lidhje më këtë problematikë duke qënë se në hartat e Apple, Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë dhe emri i saj nuk egziston por vetëm ai i Prishtinës.

Artistët tanë kanë bërë thirrje për firmosjen e peticionot online si dhe kanë taguar në Insta Story kompaninë Apple duke shfaqur shqetësimin e tyre.
“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”, ka qenë reagimi i këngëtares Melinda Ademi.

Edhe Sidrit Bejleri u ka bërë thirrje motrave dhe vëllezërve shqiptarë për nënshkrimin e peticionit.

The post “Vendosni Kosovën në hartë”! Aristët shqiptarë bëjnë thirrje për të firmosur peticionin appeared first on Vizion Plus.