Sindikata e Pavarur e Mjekësisë e cilëson si të ulët dhe nënçmuese rritjen e pagave për 10% në shëndetësi. Kryetari i saj Goran Risteskit hotë se rritja nuk do të vërehet as nuk do të luaj ndonjë rol, pasi që paga e disa punonjësve në këtë sektor është më e ulët se paga minimale. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë është dashur ta rris pagat më së paku 20%.
“Nuk ndjehet, nuk ndjehet sepse paga minimale është shumë e ulët. Nga rritja e pagës për 10% nuk shohim ndonjë përfitim, për shkak se të vetmit në sektorin e shëndetësisë nuk respektohet ligji i pagës minimale. Në pjesën e shëndetësisë paga minimale ka qenë 14.090 denarë ndërsa tani e rritur në 15.499 denarë që vlerësoj se është në kundërshtim me ligjin për pagën minimale”, tha Goran Risteski – Sindikata e Pavarur Medicinale.
Çdo rritje page është e mirëseardhur thonë nga Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akushereve “Për ne”, megjithatë as kjo nuk e shpaguan përgjegjësinë që kanë infermieret.
“Çdo rritje është e mirëseardhur, por duhet të theksoj se as kjo nuk është e mjaftueshme të paguhen përgjegjësitë e infermiereve, duke marrë parasysh se posaçërisht kategoria e infermiereve janë me koeficient shumë të ulët dhe tek ato kemi problem ku duhet rritja të bëhet vetëm në koeficientët e tyre, kjo të jetë 1 ndaj 2 nga pagat me vijë të kuqe, ku fillojnë koeficientët e mjekëve të jetë e balancuar”, deklaroi Gordana Beshliovska, Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akushereve.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dy ditë më parë zhvilloi takim me përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor në shëndetësinë publike. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive./TV21/
The post Sindikata e Pavarur e Mjekësisë në Maqedoni: Rritja e pagave për 10% është nënçmuese appeared first on Telegrafi.